Sport

Drita – Petrolul, mbyllet më këtë rezultat

Autori: E.M 18:26 | 02 February 2019

Drita ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Petrolul, në ndeshjen e fundit kontrolluese të zhvilluar në Antalya të Turqisë, dhe kështu ka mbyllur ciklin e ndeshjeve kontrolluese.

Golin e vetëm në këtë takim e ka shënuar, Kyrian Nwabueze, i cili para pak ditësh u bashkua me kampionët në fuqi, si përforcimi i fundit në këtë afat kalimtar.

Edhe në këtë takim, hapësirë ju dha të gjithë lojtarëve, ku të gjithë bënë paraqitje shumë të mirë!

-Advertisement-

Drita nesër do ta ketë seancën e fundit stërvitore para se të kthehet për Kosovë, ku javën që vjen, do ta ketë ndeshjen çerekfinale të Kupës kundër KF Vllaznimit nga Gjakova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera