⚽️ Drita mposht Dukagjinin, mbetet në Superligë

Autori: Gazeta inFokus
17:56 | 04 June 2017
Drita sërish fiton në barazh. Për të tretin vit me radhë, skuadra gjilanasve arrin të mbijetojë në Superligë pas ndeshjes së barazhit.
Kësaj radhe, bardhë e kaltrit mposhtën Dukagjinin 2:1. Ekipi nga Klina kishte kaluar në epërsi me golin e Emanuel Zallaj, për të barazuar më pas Semir Zeneli. Ky i fundit asistoi edhe për golin e dytë që e realizoi zëvendësuesi, Alban Shillova.
Ndërkohë, për Dukagjinin kjo është humbja e dytë radhazi në barazh pas asaj vitin e kaluar nga Drenica.
Dukagjini – Drita 1:2
Përfundon ndeshja
90+1 Gooool… Alban Shillova realizon për Dritën pas harkimit të Zenelit
88′ Alban Shillova në rast ideal, por portieri Bojaj reagon për mrekulli
75′ Karton i kuq për portierin e Dukagjinit, Visar Haxhijaj. Vendin e tij e zë Durim Bojaj
64′ Gooool… Aksion fantastik i Dritës i nisur nga Denis Haliti që dërgon topin deri te Përparim Livoreka, i cili harkon për Semir Zenelin, i cili shënon me kokë.
58′ Nderim Nexhpi liron vendin për Alban Shillovën. Megjithatë, mesfushori mbeti i pakënaqur për zëvendësimin, duke kërkuar shpjegime nga shtabi teknik për këtë
52′ Përjashtohet trajneri i Dukagjinit, Severin Elezaj pas një diskutimi me asistentin e parë, Erduan Baliqi
50′ ‘Gardiani’ Haxhijaj fantastik me pritjen e tij pas goditjes me kokë të Kryeziut
47′ Dukagjini shfaqet i rrezikshëm me Labinot Jetullahun, i cili gjuan furishëm nga distanca, por jashtë kuadratit të portës së portierit Halimi
Nis pjesa e dytë
Përfundon pjesa e parë
35′ Gooool… Emanuel Zallaj ka realizuar super-gol pas harkimit të Bacaliut. Dukagjini në epërsi
28′ Kryeziu i Dritës tenton nga distanca, sërsish Haxhijaj në vend
21′ Drita rrezikon seriozisht. Leotrim Kryeziu kthen një top për Semir Zenelin, gjuajtjen e të cilit e priti portieri Haxhijaj
10′ Ndeshje e baraspeshuar, skuadrat luajnë kujdesshëm
Nis ndeshja
Formacionet zyrtare:
Dukagjini: Haxhijaj, Bacaliu, Palushaj, Haliti, Zallaj, Avdyli, A. Gashi, F. Gashi, Merlaku, Jetullahu, Dakaj. Trajner: Severin Elezaj.
Drita: Halimi, Kuka, Hashani, Dragusha, Gashi, Sejdiu, Ramadani, Kryeziu, Nexhpi, Zeneli, Livoreka. Trajner: Milaim Zuzaku
Gjyqtarë: Tahiri, Baliqi, Sekiraqa, Isufi

Të tjera
-
Ngjarje e rëndë në Skenderaj: Gruaja me aftësi të kufizuara mbetet shtatzënë nga dhụnimi
Një rast tronditës është raportuar në Policinë e Kosovës, ku një grua me aftë...
-
Organizata që merret me tubimet publike demanton keq pushtetin në Serbi: 275 -325 mijë persona protestuan në Beograd
Rreth 275,000 dhe 325,000 njerëzve po besohet së kanë qenë pjesëmarrës sot në...
-
Vuçiq pas protestës masive në Beograd: E kemi kuptuar mesazhin, duhet të ndryshojmë
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas protestës masive që u zhvill...
-
Pushteti në Beograd akuzohet se përdori “topin zanor” të ndaluar për shpërndarjen e protestuesve
Sot në Beograd, studentët kanë organizuar një protestë masive antiqeveritare,...
-
Thẹrje me thịkë në Klinë, gjashtë të lënduar
Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një konflikti fizik në fshatin Ujmir...
-
SHBA dëbon ambasadorin e Afrikës së Jugut, Rubio: Njeri që e urren Amerikën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë një vendim të pazakontë, duke dëbu...
-
Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij në Pejë, afër viktimës ishte edhe një ạrmë
Një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Pejë. Lajmin për Gaze...
-
Protestuesit forcave speciale te Kuvendi i Serbisë: Shkoni në Kosovë
Forca të shumta të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të pajisura ...
-
Studentët e shpallin të mbyllur protestën, nis shpërndarja e qindra-mijëra qytetarëve në Beograd
Studentët, ata që kanë qenë organizatorë të protestave antiqeveritare në Serb...
-
Limaj falënderon qytetarët që votuan NISMA-n: Ky besim na obligon edhe më shumë që të punojmë për vendin
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë ...
-
Top 10 kandidatët më të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka shpallur të shtunën rezulta...
-
“Asnjë cent më shumë”, qytetarët me nismë kundër shtrenjtimit të rrymës
Qytetarët s’e kanë mirëpritur aspak propozimin e Zyrës së Rregullatorit të En...