Sport

Drita – Malmo, “diçka e madhe po vjen”

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 03 July 2018

Drita me datën 10 korrik do të përballet me kampionin e Suedisë, Malmo FF, në kuadër të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë me fillim nga ora 20:45.

Si çdoherë Drita pritet ti ketë në krahë tifozët e flaktë, ‘Intelektualët’, të cilët do të jenë motiv i madh për skuadrën e cila bëri historinë në futbollin kosovar.

-Advertisement-

Udhëheqësi i kësaj tifozërie përmes një postimi në facebook ka paralajmëruar se diçka e madhe po vjen.

Intelektualët dhe krejt Gilani prapa luanëve bardh e kaltër. #dickaemadhepovjen.” ka shkruar ai.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera