Sport

Drita kualifikohet në raundin e dytë të Uefa Conference League

Autori: Gazeta inFokus 22:37 | 15 July 2021

Skuadra e Dritës është kualifikuar në raundin e dytë të Uefa Conference League, shkruan Gazeta inFokus.

Gjilanasit e kanë mposhtur Deçiçin edhe në duelin kthyes me shifrat 1-0, dhe me rezultat të përgjithshëm 3-1 kanë kaluar në rrethin tjetër.

Në sfidën e dytë të luajtur të enjten mbrëma në ‘Podgorica Stadium City’, golin e vetëm për ekipin e drejtuar nga Ardian Nuhiu e realizoi mbrojtësi, Ardian Cuculi.

-Advertisement-

Cuculi e ‘nguliti’ portën e ekipit malazez më një goditje të fuqishme me kokë, pas një harkimi fantastik nga Astirt Fazliu në minutën e 84’.

Pas kësaj ndeshjes, skuadra e Dritës ka kaluar në raundin e dytë të këtij kompeticioni të ri të Uefas, aty ku do të takohet me skuadrën holandeze, Feyenoord./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera