Sport

Drita fiton mes shumë polemikash në Vushtrri

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 21 February 2020

Sot ka nisur java e 19-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Drita ka shënuar fitoren e dytë radhazi, pas asaj në derbi kundër Gjilanit javën e kaluar.

Djelmoshat e Ardian Nuhiut sot kanë mposhtur skuadrën e Vushtrrisë me rezultat 3:2, shkruan KosovaPress.

-Advertisement-

Izair Emini ishte lojtari i cili arriti të zhbllokoi rezultatin duke kaluar Dritën në epërsi qysh në minutën e 18, mirëpo nuk vonoi shumë dhe skuadra vendase barazoi gjithçka në 1:1 me golin e shënuar nga Drilon Fazliu.

Menjëherë pas 4 minutash, Drita rikthehu epërsinë kësaj radhe ishte Erjon Vucaj ai i cili realizoi pas një gjuajtje nga largësia, për rezultatin e pjesës së parë 1:2 në të mirë të skuadrës mysafire.

Gjatë pjesës së parë Fazliu shënoi edhe golin e dytë nga gjuajtja e lirë, gol i cili u anulua nga gjyqtari kryesor i ndeshjes.

Kjo ngjalli shumë pakënaqësi tek tifozët vendas, si dhe tek skuadra e cila ka reaguar në rrjetin social “Facebook” duke e qujtur Nuzën si skandaloz.

Në minutën e 61-të të ndeshjes, ishte Bler Istrefi që shënoi për vendasit për të barazuar rezultatin në 2 me 2.

Tre pikët e radhës skuadrës së Dritës ia siguroi Kastriot Rexha me golin e shënuar në minutën e 72-të të ndeshjes.

Drita me këto tre pikë të fituara në Vushtrri, merr kreun e tabelës, me pikë të barabarta me Ballkanin skuadër kjo e cila do të zhvilloj nesër ndeshjen ndaj Ferizajit.

Ndërsa Vushtrria mbetet në pozitën e parafundit (11) në tabelë, me 15 pikë të grumbulluara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera