Sport

Drita fiton derbin kundër Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 22 February 2023

Janë zhvilluar sot tri ndeshjet e para të xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Vëmendja kryesore ishte në Lipjan, aty ku u zhvilluar derbi i madh ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, dhe i cili i takoi skuadrës gjilanase që triumfoi me rezultat 2-1, raporton KosovaPress.

Fillimisht skuadra e Ismet Munishit kaloi në epërsi në minutën e 34’ me golin e Bielsas, por më pas skuadra e Arsim Thaçit bëri përmbysjen e madhe me dy gola të shpejtë në minutat 43’ dhe 47’ përmes Krasniqit dhe Baftiut, përcjell Klankosova.tv.

-Advertisement-

Me këtë fitore, Drita merr pozitën e parë në tabelë me 44 pikë, aq sa ka edhe Ballkani në vendin e dytë, por ekipi i Ilir Dajës ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Gjilani nga ana tjetër ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme duke e mposhtur Drenicën me rezultat 2-1, kurse derbi i mbijetesës ndërmjet Malishevës dhe Ferizajt u mbyll me barazim 1-1.

Te enjten do të zhvillohen dy ndeshjet tjera ku ballafaqohen Dukagjini-Llapi dhe Trepça ’89-Ballkani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera