Sport

Drita fillon sot aventurën evropiane me Inter d’Escaldes

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 08 August 2020

Drita do të përballet sot me Inter d’Escaldes, në kuadër të ndeshjes së parë të fazës preliminare në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Kosovës futet në ndeshje si favorit, ani pse ekipi modest nga Andorra meriton respekt.

Megjithatë, kualiteti është dukshëm në anën e ekipit bardhekaltër, andaj sot me të drejtë presim rezultat pozitiv nga skuadra gjilanase.

-Advertisement-

Ardian Nuhiu nuk pritet të ketë mungesa të theksuara në këtë përballje, derisa edhe andorrianët kanë në dispozicion 11-shen më të mirë.

Ndeshja do të zhvillohet në Nyon të Zvicrës me fillim prej orës 18:00.

Paraprakisht, prej orës 15:00 luhet gjysmëfinalja tjetër mes Tre Fiori dhe Linfield, fituesi i të cilit takim përballet me fituesin e duelit Drita – Inter d’Escaldes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera