Sport

Drita e mësoi rivalin, kështu e komenton Isufi

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 12 June 2018

Menjëherë pasi është hedhur shorti për kualifikimet në Ligën e Kampionëve, trajneri i Dritës, Bekim Isufi, për Insportin ka folur për pritjet dhe synimet që i ka skuadra e tij në këtë garë. Drita më 26 qershor do të ndeshet me kampionin e Andorrës, FC Santa Coloma.

“Mendoj se skuadrat që marrin pjesë në këto kualifikime janë përafërsisht të njëjta. Nuk e njohim shumë rivalin, por e dimë që është kampion i vendit për 6-7 vjet me radhë dhe duke marrë pjesë në kualifikime ka fituar edhe përvojë në këtë garë, ndërkohë që pikërisht mungesa e përvojës do të jetë hendikepi ynë më i madh”, ka thënë Isufi .

Ai është shprehur optimist se Drita do të tregojë lojë të mirë, ndërsa shpreson të ketë edhe rezultatin e dëshiruar. Për ta arritur këtë qëllim gjilanasit tashmë i kanë bërë edhe disa përforcime, por që nuk përjashtohet mundësia të ketë edhe risi tjera. Betim Haxhimusa, Arbër Shala dhe Edvin Bakaj janë emra të rinj te Drita.

-Advertisement-

“Mund të ketë edhe ndonjë ndryshim tjetër, por nuk kemi shumë hapësirë, pasi e kemi kohën shumë të kufizuar dhe mund të jemi telashe në pajisjen me viza”, ka shtuar Isufi. Ndërsa, tashmë është e qartë se pjesë e Dritës për këto ndeshja nuk do të jetë sulmuesi Kastriot Rexha, i cili nuk ka arritur marrëveshje me zyrtarët e skuadrës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera