Sport

Drita e Feronikeli e nisin me fitore rifillimin e kampionatit

Autori: Gazeta inFokus 17:56 | 06 June 2020

Kanë përfunduar dy takimet e ditës së sotme në elitën e futbollit kosovar, të cilat i kanë takuar xhiros së 23-të, shkruan Gazeta inFokus.

Drita dhe Feronikeli e kanë nisur me fitore rifillimin e kampionatit.

Drita 1-0 Flamurtari

-Advertisement-

Drita ka shënuar fitore ndaj Flamurtarit me rezultat minimal 1-0, në duelin e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Golin e vetëm për bardhekaltërit e ka realizuar sulmuesi, Astrit Fazliu, i cili shënoi në minutën e 26’ për ti dhuruar ti pikë të arta skuadrës së tij.

Pas këtij triumfi, Drita rrëmben përkohësisht kreun e tabelës, me 46 pikë, dy me pak se Ballkani që tashmë renditet i dyti, por më një ndeshje me pak, ndërsa Flamurtari mbetet i 8-ti me 28 pikë.

Feronikeli 3-1 Vushtrria

Feronikeli e ka mposhtur Vushtrrisë me rezultat 3-1, në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas.

Golat për ‘industrialistët’ i kanë realizuar Harmon Gbowea në minutën e 10’, Mevlan Zeka në minutën e 15’ dhe Lapidar Lladrovci në minutën e 69’, kurse golin e vetëm për mysafirët e shënoi Valmir Azemi në minutën e 45+2’.

Pas kësaj fitore Feronikeli renditet i pesti me 37 pikë, ndërsa Vushtrria mbetet e 11-ta me 16-të sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera