Lajme

Drimadhe, rrezikon të mbytet turisti polak

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 12 September 2017

Një turist polak rrezikoi seriozisht në ujërat e detit Jon, në plazhin e Drimadhes paraditen e kësaj të martë.

Sipas dëshmitarëve që telefonuan në rubrikën “Ti Raporton”, turisti 26-vjeçar kishte hyrë në dot për të bërë surf, por era e fortë dhe dallgët që u bënë shumë të rrezikshme ia bënë të pamundur daljen në breg.

Personat që ishin në breg, përfshirë disa turistë të huaj për thuajse 2 orë të tëra e patën të pamundur të hynin në det për të shpëtuar të riun, i cili ka mundur të mbahet gjatë kësaj kohe në tavolinën e surfit.

-Advertisement-

Gjatë kësaj kohe, sipas dëshmitarëve, asnjë ndihmë nuk erdhi nga policia, edhe pse e kishin njoftuar menjëherë sapo kishin vënë re të riun polak në vështirësi.

26-vjeçari Mateus Sieczejko u arrit të nxirrej nga deti nga disa turistë francezë që ndodheshin aty dhe që vunë në rrezik edhe jetën e tyre për ta shpëtuar nga aventura që desh i kushtoi jetën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera