Sport

Drilon Hajrizi zbulon se sa paga i ka borxh Peja

Autori: Gazeta inFokus 23:32 | 01 June 2020

Përhapja e pandemisë “COVID-19” në Kosovë ka shkaktuar jo pak telashe edhe në klubet sportive. Megjithëse me një nivel të ri organizativ, Klubi Basketbollistik “Peja” duket se është prekur jo pak nga kjo situatë, shkruan Gazetasheshi.com.

Klubi pejan u ka mbetur borxh dy paga basketbollistëve të saj pas ndërprerjes së kampionatit.

Kjo është konfirmuar edhe nga basketbollisti i kësaj skuadre, Drilon Hajrizi, i cili njëherit ishte edhe kapiten i ‘verdhezinjëve’ në sezonin e fundit

-Advertisement-

“Është një situatë shumë e pazakontë, ne ende nuk kemi diskutuar me klubin sepse deri në momentin kur ka filluar pandemia, ka shkuar gjithçka shumë mirë sepse kanë fituar të dyja palët, por në momentin kur ka filluar pandemia, ka filluar edhe një diss-balancë interesash, për arsyeje se edhe sponsorët e klubit janë prekur nga pandemia dhe ka qenë e vështirë t’ju përgjigjen kontratave të cilat i kemi pasur”.

Fotografia e Drilon Hajrizi

“Normalisht që duhet të kuptohet klubi, po në të njëjtën kohë edhe ne, shumica e basketbollistëve mbajnë familje me të ardhurat tona, prej marsit ne nuk jemi paguar dhe po presim, pra janë 2 paga minus deri tani. Po pres që ato të më shlyhen shumë shpejtë, klubi po pret ndihmë nga disa biznese dhe besoj që obligimet tona do të kryhen. Ka premtime se pagat do të na jepen, klubi nuk ju ka ikur kontakteve dhe bisedave me ne për këtë çështje dhe mbesim me shpresë se do bëhet një zgjedhje për ne”, deklaroi Hajrizi në emisionin “Sports Show” në Klan Kosova.

Drilon Hajrizi me klubin e Pejës sivjet e fituan Kupën e Kosovës që u mbajt në Rahovec dhe pejanët janë ekipi i vetëm që sivjet fituan trofe në vendin tonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera