Sport

‘Dridhet’ Bayern Muncheni, Kingsley Coman refuzon rinovimin

Autori: Gazeta inFokus 23:55 | 08 March 2021

Për të mos rrezikuar ta humbasë si David Alaba, Bayern Munich ka nisur procedurat për të rinovuar me Kingsley Coman, kontrata e të cilit me skadon në verën e vitit 2023, por për momentin francezi nuk është shumë i bindur për të qëndruar gjatë në Bavari.

Bayerni i ka ofruar heroit të finales së Champions League edicionin e shkuar, një marrëveshje të re deri në vitin 2026, por Coman ka refuzuar propozimin e bërë nga gjermanët dhe bisedimet për momentin janë ndërprerë.

Në vazhdim mund të ketë një raund të dytë bisedimesh për gjetjen e gjuhës së përbashkët për rinovimin. Kingsley Coman është një element shumë i rëndësishëm në formacionin e Bayern Munich.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera