Rozë

Dridhen të dy, Beatrix merr surprizën e jetës, shihni reagimin e vëllait të saj kur e sheh në Pallatin e Kongreseve

Autori: Gazeta inFokus 22:51 | 28 December 2021

Lot gëzimi dhe emocione tepër të forta për Beatrix Ramosaj, e cila u largua nga shtëpia e Big Brother në nisje të emisionit të sotëm për të shkuar drejt Pallatit të Kongreseve për të marrë një surprizë tejet të veçantë.

Beatrix ka shpërthyer në lot teksa ka parë vëllain e saj teksa performonte në skenën e festivalit muzikor në RTSH.

Alban Ramosaj konkurron si një nga pretendentët kryesor për fitore në këtë festival muzikor, ndërsa Beatrix ka marrë surprizën e jetës, duke ndjekur live performancën e gjysmës së saj!

-Advertisement-

Ardit Gjebrea: Është Triksa jote aty ka ardhur surprizë për ty

Beatrix: Dukesh shumë bukur o zot i madh të dua shumë!

Alban: O zot i madh po pse ma bëni këtë!

Beatrix: Jam shumë i lumtur që jam sonte këtu me ju, e kam ëndërruar ta shoh Albanin aty me ju!

Albani: O jeta ime të dua.

Beatrix: Alban mbyte, jepe më të mirë siç di ti!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera