Dreshaj: Qeveri e eksperimenteve dhe riciklimeve, shëndetësia në gjendje të mjerueshme
Autori: Gazeta inFokus
11:37 | 23 Maj 2023
Deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Shemsedin Dreshaj, në një konferencë për media, nuk i ka kursyer kritikat në adresë të Qeverisë. Dreshaj tha se kjo Qeveri është bërë Qeveri e eksperimenteve dhe riciklimeve të personave pa ndonjë performancë, në secilin dikaster menaxherial.
Dreshaj tutje numëroi dështimet në shëndetësi, duke filluar nga ikja e personelit shëndetësor nga vendi, e deri tek dështimet në reformën e sistemit shëndetësor.
“Qeveri e eksperimenteve dhe me riciklime, të personave pa ndonjë performancë, në secilin dikaster menaxherial. Po ndalem pak tek shëndetësia. Ikja e personalit shëndetësor nga Kosova (640 infermier vitin e kaluar, 104 mjekë për 3 muaj) (kushtet e punës, paga, shkollimi specialistik) Ligji i pagave si mos më keq, në Kushtetuese. Mungese Ligjit për shëndetësi, asnjë veprim për Sigurimet Shëndetësore, mungesa e barnave esenciale, Lista e pritjeve ne rritje, trajtimi jashtë vendit me borxhe milionëshe, edukimi specialistik dhe subspecialistik, pa partner strategjik, mungesa e trajnimeve të vazhdueshme ai pjesë e punës për çka krijohen shpenzime duke i kryer jashtë Kosovës, asnjë veprim për Sistemin Informativ Shëndetësor, dështim në reformën e sistemit shëndetësor, menaxhmenti me UD, sekretari i MSh-ud kryetar i Bordit te ShSKUK”, tha Dreshaj para mediave.
Ndër të tjera, Dreshaj tregoi objektivat e Aleancës për të dalur nga kjo situatë.
Objektivat e Aleancës.
Shëndetësia prioritet qeveritar (përkushtim dhe buxhetim) Masat parandaluese qe mjeket mos të shkojnë jashtë vendit. Ligji i pagave ku përfshihen mjeket dhe gjithë punëtoret shëndetësor. Sigurimet Shëndetësore. Parandalimi i mjekeve nga shtetet jashtë Kosovës, qe te kryejnë veprimtarit e tyre pa u regjistruar ne Oden e Mjekeve. Kjo veç është duke ndodhur tash e një kohe.
Decentalizimi i SHSKUK-se. QKUK te jete Institucion i veçantë, edhe vijë buxhetore, kurse ShSKUK te menaxhoj shërbimet administrative te spitaleve regjionale. Trajnimet e vazhdueshme profesionale subspecialistike.
Përmirësimi i kushteve te punës. Mungese e Ligjit unik për sigurime shoqërore (sigurimet shëndetësore, pensionale, invalidore, te lehonisë, dhe jetësore).
Riorganizimi i shëndetësisë. Riorganizimi i SHSKUK (QKUK, Spitale rajonale) Riorganiizim I raportit te QKUK-Fakulteti i Mjekësisë. Funksionalizimi i Mjekësisë Familjare (mungesa e specialisteve ne QKMF bazuar ne UA)”.
“Mungese e Profilizimit specialistik. Mungese e Protokolleve te trajtimit nga MSh. Mungese dhe improvizime ne kurikulen specialistike. Mos qëndrimi për edukim jashtë vendit i parapare ne kurikule për 1 vjet. Mungesa e specializimeve te rregullta (grumbullim i panevojshëm). Mungese e institucioneve partnere jashtë vendit (për trajtim te pacienteve dhe edukim te stafit). Politika te gabuara të përzgjedhjes së specializanteve për nevojat e QKUK (mosha, nota mesatare, gjuha). Ngarkimi i QKUK nga specializantet e rajoneve. Ngelja qendrave rajonale pa specialist te profileve te ndryshme (mungese e implemenntimit te kushteve nga kontrata e specializimit). Partneriteti publiko-privat (Diagnostika, ikja e mjekeve, intervenimet estetike (varikozitetet, rinoplastika, etj). Përgjegjësitë e drejtorëve, vija financiare • Shërbimet e promovuara dhe te pa përmbyllura (Gjinekologji- Rep i Steriliteti pa IVF), tregoi Dreshaj

T� tjera
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
































