Dreshaj i AAK-së: Mjaft me diskriminim, ta votojmë ligjin për pensionistët kontributdhënës
Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 13 September 2022
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në konferencën e mbajtur në Kuvendin e Kosovës, ka kërkuar mbështetjen e deputetëve të pozitës mbështetjen për plotësim-ndryshimin e ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.
Deputeti Prof. Dr. Shemsedin Dreshaj ka thënë se me këtë propozim parashihet të largohet neni diskriminues i këtij ligji, i cili parasheh që çdo person të ketë të paktën 15 vite përvojë pune para vitit 1999 në mënyrë që të përfitojë pensionin kontributdhënës.
Dreshaj ka njoftuar që kjo nismë do të hidhet në votim në seancën plenare të së enjtes, andaj ka kërkuar nga gjithë deputetët ta mbështesin.
“Me propozimin që ne kemi iniciuar, parashihet që pensionet kontributdhënëse t’i gëzojnë të gjithë pensionistët varësisht nga vitet që kanë punuar para datës 1 janar 1999. Siç e dini, kemi raste kur për një ditë, dikush që nuk ka arritur t’i bëjë 15 vite nuk e gëzon pensionin e merituar”, është shprehur Dreshaj.
“Ne besojmë se kjo iniciativë do të mbështetet edhe nga grupet tjera parlamentare, e sidomos edhe nga partia qe ka shumicen ne kete Kuvend.
Kërkesë e jona eshte që të largohet ky kushtëzim jologjik, i dëmshëm dhe diskriminues për punëtorët të cilet viteve 90-ta ishin larguar dhunshëm dhe jashtëligjshem nga institucionet shtetërore të pushtetit të atëhershëm. Sa per informatë, kjo nismë legjislative ka kaluar të gjithë hapat e domosdoshëm, madje edhe llogaritjen e kostos buxhetore”, ka shtuar Dreshaj.
“Kërkesa jonë si grup parlamentar është që të ndalet ky diskriminim.
I kërkojmë mbështetjen gjithë kolegëve deputetë që t’i japin mbështetje kelëtij ligji”, ka përfunduar Dreshaj.
Të tjera
-
Reagon Lista Srpska: KQZ të veprojë sipas vendimit të PZAP për të na certifikuar
Lista Srpska ka reaguar pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kanë ...
-
Haradinaj për Krishtlindje viziton Pal Lekajn dhe ish-bashkëluftëtarin, Nik Hiseni
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se për Krishtlindje ka vizituar...
-
Ankesat e qytetarëve për ndërprerje të rrymës, Rizvanolli thotë se po ndodh për shkak të mbingarkesës së sistemit
Disa zona të Kosovës ditëve të fundit kanë mbetur për orë të tëra pa energji ...
-
Tre të lënduar nga aksidenti në magjistralen Pejë-Prishtinë, të përfshirë një autobus dhe një makinë
Zyra për media e Drejtorisë Rajonale e Policisë në Pejë kanë konfirmuar se në...
-
Reduktimet me rrymë, Syla: Dejona dhe Martin, meqë ka rrymë në veri, a po paguhet ajo?
Sekretari organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka r...
-
Pamje të rënda | Publikohen pamje të pasagjerëve pak minuta para rrëzimit të avionit në Kazakistan
Një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale ka zbuluar momentet e fundit të...
-
Mbesin pa ujë dy fshatra të Vushtrrisë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se fshatrat Bajskë d...
-
Lista Serbe fiton rastin në PZAP për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur ditë më parë nuk ...
-
Bajrami i reagon Muratit që iu tha qytetarëve se mund t’i refuzojnë 100 eurot e ndara për pensionistë e fëmijë: Ke mbledh taksa, s’është buxheti yt
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hek...
-
Parandalohet një rast i kontrabandës në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Njësitet e Task Forcës – Lindje, në bashkëpunim me Doganën dhe Policinë e...
-
U raportua se Simiqi u sụlmua në veri, Elshani: Sipas informatave u lëndua nga një gotë e thyer
Gjatë ditës në media u raportua se anëtari i Listës Serbe, Igor Simiq, ës...
-
Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund lụftës në Ukrainë
Papa Françesku bëri thirrje sot për bisedime mes Ukrainës dhe Rusisë për t’i ...