Dreshaj i AAK-së i kërkon qeverisë të veprojë e të mos jep urdhëra

Autori: Gazeta inFokus
18:33 | 21 January 2022
Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës po dështon në menaxhimin e situatës me virusin COVID-19. Ky reagim i Dteshajt vije pas publikimit të raportit nga ana e IKShP-së, ku nga testimet e bëra vetëm sot afër 3 mijë qytetarë rezultuan pozitiv me variantin Omicron.
Dreshaj theksoi se këto shifra janë alarmante, si dhe i kërkoi qeverisë që të ndërhyjë sa më parë në përmirësimin e kësaj situate. Sipas tij, për këtë situatë AAK e kishte paralajmëruar qeverinë edhe në një konferencë për shtyp të mbajtur para pak ditësh.
Reagimi i plotë i Dreshajt:
Sot, nga 11,863 testime, 2,943 rezultuan pozitiv, si dhe kemi 12,396 raste aktive. Kjo situatë, me këto shifra brengosëse, e futë Kosovën në listën e vendeve më të rrezikuara nga varianti i ri i Covid-19, Omicron, si dhe bëri që Gjermania ta futë Kosovën në grupin e vendeve me rrezik të lartë.
Të nderuar, kjo shifër është alarmante. Për këtë kemi alarmuar edhe më herët, duke paralajmëruar për një situatë të tillë edhe në konferencën për shtyp të fundit të mbajtur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Përkundër rekomandimeve tona si ekspertë të fushës, që qeveria të jetë më agjile për implementimin e masave parandaluese në terren (masa si: mbajtja e maskës, mbajtja e distancës, dhe dezinfektimi I duarve), gjë që nuk u implementua në praktikë, ose fare pak, sot ballafaqohemi me shifrat më të mëdha të pozitivitetit të të testuarve për Covid-19, dhe qeveria rekomandon masa shtesë në kufizim qarkullimi dhe në sektorin e gastronomisë.
Si mund të vlerësohen masat standarde të parandalimit si të pamjaftueshme, përderisa këto masa as që janë implementuar në përditshmëri. Pandemia nuk menaxhohet me urdhëra, me letra, me fjalë, por menaxhohet me vepra duke I implementuar masat që rekomandohen nga ana e grupit të ekspertëve. Veprimin e fundit të qeverisë, në reduktim të orarit të gastronomisë dhe me orën policore duke filluar nga ora 22:00, nuk e shohim frytdhënëse e as veprim të qëlluar nëse nuk implementohen masat standarde të parandalimit.
Ndaj i bejmë apel popullatës që të vaksionohet në mënyrë masive. I bëjmë apel qeverisë dhe mediave që të promovojnë vaksionimin si masë e vetme e dëshmuar në parandalimin e pandemisë. Ju bëjmë apel qytetarëve që të respektojnë mbajtjen e maskës, respektimin e distancës, dhe dezinfektimin e duarve.
Nëse këto masa nuk respektohen, situata rrezikon të eskalojë edhe më tepër!
Të tjera
-
“Mariupoli është i yni” – Rusia shpall fitoren
“Mariupoli është tashmë i yni”. Këto janë fjalët e sotme me të cilat gjeneral...
-
Kryediplomati austriak thotë se e mirëpresin kërkesën e Kosovës për anëtarësim në KE
Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, ka deklaruar se Austri...
-
Duda Balje s’ka të ndalur, për herë të parë jep detaje të tjera për komunitetin LGBTI
Deputetja boshnjake, Duda Balje, po vazhdon fuqishëm t’i qëndrojë kundër Kodi...
-
Ky është momenti që la gjurmë të pashlyeshme në jetën e Duda Baljes
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka rrëfyer një moment mjaftë int...
-
Nuk do ta besoni pse Duda Balje është kthyer nga Serbia në Kosovë
Deputetja, Duda Balje, ka treguar se arsyeja pse ajo me familjen e saj janë k...
-
Mullisët kërkojnë heqjen e ndalesës së eksportit të miellit
Miell ka me bollëk, prandaj s’është e nevojshme të mbyllen kufijtë për të. ...
-
Poliklinika më e madhe në Kosovë, ‘Olive Medical’ hap qendrën e re në Mitrovicë
Sot në qytetin e Mitrovicës është organizuar ceremonia e hapjes së poliklinik...
-
Pse Japonia nuk heq dënimin me vdekje?
Dënimi me vdekje po “del nga moda”. Më shumë se 70% e vendeve e kanë hequr dë...
-
Hoxhaj: Serbia bastion i Rusisë në Ballkan për ta luftuar perëndimin
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Serbia ka qenë dh...
-
Paralajmërohen reduktimet e rrymës, nervozohen qytetarët
Pak muaj më parë, gjeneratori ishte një nga produktet më të kërkuara në treg....
-
Përparim Rama ka dy lajme të mira për Prishtinën
Përparim Rama ka dy lajme të mira për komunën e Prishtinës. I pari i kryeq...
-
Raketa ruse godet një objekt në Kharkiv, plagosen shtatë persona – publikohen pamjet e tmerrshme të sulmit
Shtatë persona janë plagosur, pasi një raketë ruse goditi një objekt në qytet...