Sport

Dreseviç: Kohë të vështira, por duhet ta mbajmë kokën lart

Autori: Gazeta inFokus 23:06 | 11 October 2020

Mbrojtësi i Kosovës, Ibrahim Dreseviç, ka folur për medie pas përfundimit të takimit me Slloveninë.

Kosova humbi ndeshjen 1-0 me Slloveninë në kuadër të Ligës së Kombeve, por Dresheviç pati një paraqitje të mirë.

“Jemi të zhgënjyer që nuk kemi fituar. Kohë të vështira por duhet të vazhdojmë ta mbajmë kokën lart dhe të shikojmë për lojën tjetër. Po kishim shance që të marrim një barazim. Patëm raste që nuk i shfrytëzuam”, tha ai.

-Advertisement-

“Unë jam munduar ta luaj lojën time dhe ta ndihmojë që të bëjë më mirë”, shtoi mbrojtësi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera