Lajme

Drenori: U sulmova fizikisht nga djali i prokurorit Berisha

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 19 October 2021

Xhavit Drenori, kandidat i Iniciativës Qytetare “Green për Drenas”, ka thënë se është sulmuar fizikisht nga djali i prokurorit Ibrahim Berisha.

“Jam sulmuar fizikisht nga djali i prokurorit Ibrahim Berisha. Aktualisht jam në Polici”, ka thënë ai shkurt për KOHËN.

Në debate televizive Drenori disa herë ka përmendur emrin e prokurorit të Themelores në Prishtinë, si pengesë për t’u hetuar pretendimet ndaj kryetarit aktual Ramiz Lladrovci për keqpërdorime në Drenas. Madje ai akuzonte Lladrovcin se ia ka punësuar të renë prokurorit Berisha.

-Advertisement-

Në zgjedhjet lokale të së dielës, Drenori doli i katërti në Drenas me 4.04 për qind të votave. I pari doli kryetari aktual Ramiz Lladrovci (45.62%), që në balotazh do të rivalizohet nga Driton Ajazi i Demokratëve për Drenasin (30.74%). I treti doli Fejzi Kiqina i VV-së me 16.91 për qind.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera