Lajme

Drenori me akuzë: Fabrika e “Feronikelit” dëmton ujin qëllimshëm, krimi e ka përfshi sistemin e drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 20:21 | 05 December 2019

Xhavit Drenori, ish-asamblist në Komunën e Drenasit është duke u ankuar se fabrika e “Ferronikelit” e cila lidh tri fshatra është duke e helmuar ujin qëllimshëm, nga dikush që sipas tij po i fiton milionat.

Ndër të tjera ai në facebook ka shkruar se ministria me këtë rast po i mbyll sytë, dhe kriimi ka përfshi sistemin e drejtësisë, shkruan gazeta inFokus.

“Derdhja e skories nga fabrika e “Ferronikelit” në burim të ujit, në lokacionin që njihet si “Dushkaja 1”, e që ndodhet mes tri fshatrash: Çikatovë e Vjetër, Dobroshevc dhe Gllanasellë, do të thotë #helmim me qellim i ujit, ajrit dhe tokës. (Kuptohet nga ky helmim i qellimshëm dikush po i fiton milionat).

-Advertisement-

Ministria i ka mbyllë sytë.
Krimi e ka përfshi sistemin e drejtësisë, ndërkohë qytetarët ankohen më kotë.
Gjeneratat që vijnë pas nesh do të na mallkojnë”, është shprehur Drenori./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera