Drenori Kuçit: Fitilat e llambës ruaji për miqtë e tu hajna (Foto)
Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 28 May 2017
Xhavit Drenori, kandidati për deputet në listën e Vetëvedosjes ka reaguar pas deklaratës së nënkryetarit të PDK-së, Hajredin Kuçit se ”Drenasit duhet me ia rritë fitilat e llamës”.
Drenori i ka thënë atij se edhe ‘fitilat e llamës’ janë vjedhur në këtë qytet, për çka thotë se e kishte njoftuar personalisht.
‘Në Drenas po vidhej pasuria e qytetarëve dhe organet e drejtësisë nuk po guxonin të vepronin.’, ka shkruar Drenori.
Ai i ka thënë Kuçit se gjatë kohës sa ishte ministër i Drejtësisë nuk është marrë asnjëherë me hallet e qytetarëve të Drenasit, duke nisur prej vjedhjeve që u janë bërë para syve.
Ndërsa në fund Drenori i ka thënë Kuçit se qytetarët e Drenasit dalëngadalë po dalin në dritë, ndërkohë që ‘ fitilat e llambes ruaji për miqtë e tu hajna që nesër kur sistemi i drejtësisë do të funksionoj si duhet, do ju duhen, sepse ata dihet se ku e kanë vendin’.
Ja reagimi i tij:
Reagim rreth fjalimit të Hajredin Kuçit, i cili dje në Drenas kërkoj që “Drenasi duhet me ja rritë fitilat llambës”.
Hajrë,
edhe “fitilat e llambës” janë vjedhë në Drenas; nuk kemi më; e ti ishe i njoftuar personalisht nga unë që në vitin 2015.
Ju pata kërkuar takim, sepse kishim hall.
Në Drenas po vidhej pasuria e qytetarëve dhe organet e drejtësisë nuk po guxonin të vepronin.
Ti (po te drejtohem me Hajrë dhe Ti meqë dikur ishim bashkë në të njëjten parti), drejtoje pikërisht këtë dikaster qeveritar.
Hallin e shumicës se qytetarëve të Drenasit se ata po vidhen në sy të shtetit, se ata janë lënë anash çdo mundësie të barabartë, si në punësim, subvencion komunal, e të mirë tjetër për të cilën paguajnë taksa në mënyrë të vazhdueshme, Ti as qe e more parasysh në kohen sa drejtoje Ministrinë e Drejtësisë.
Fort miqësisht, si bashkpartiak, pata kërkuar të të takoja dhe të pakten të qanim hallin e shumicës se qytetarëve për hajnitë që po u bëheshin në mënyre sistematike nga njerëzit që përkrahnit ju (PDK në qender), por Ty nuk tu bë vonë.
Hajrë, qytetarët e Drenasit dalngadal po dalin në dritë dhe fitilat e territ nuk u duhen më.
Fitilat e llambes ruaji për miqtë e Tu hajna që nesër kur sistemi i drejtësisë do të funksionoj si duhet, do ju duhen, sepse ata dihet se ku e kanë vendin (nuk e di nëse atje ka dritë të mjaftueshme?!).
Për mua personalisht mbetesh zyrtari që i ke bërë më së shumti dëm ngritjes dhe forcimit të institucioneve shtetërore (me vetëdije apo i shtyrë nga Shefi/Shefat).
Prandaj fort miqësisht po të drejtohem: distancohu nga hajnitë që në sytë e Ty dhe institucioneve të drejtësisë ndodhen sa e mbajë nën përgjegjësi menagjeriale këtë dikaster, ndoshta të rrokë ndonje amnesti si bashkpunues në procese gjyqësore, përndryshe është turp të kërkosh votë në Drenas, sidomos Ti.
PS.: se harrova! Me hajnitë që i bënë shokët e Tu dhe Ti i mbullove, PDK-në na e ke gërrdidtë edhe në Drenas e Drenicë. Tash, e vetmja alternative na ka mbete VETËVENDOSJE!
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...