Rozë

“Drenicaku” godet Kurtin: Dulla kryen punë, nuk bon rima

Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 06 June 2020

Aktori i njohur Jeton Zogjani apo siç njihet më shumë me rolin e ‘drenicakut’ te seriali ‘O Sa Mirë’, ka reaguar pas vendimit të qeverisë Hoti për heqjen e masës së reciprocitetit me Serbinë, duke thënë se kryeministri Avdullah Hoti kryen punë dhe nuk bën rima.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë Hoti, është vendosur që reciprociteti ndaj Serbisë të hiqen në mënyrë që dialogu me Beogradin të rinisë.

Kryeministri Avdullah Hoti ka shfuqizuar vendimin e datës 20 mars 2020 të qeverisë së kaluar Kurti për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë dhe vendimin e datës 30 maj 2020, për plotësim ndryshimin e vendimit të parë për këtë masë.

-Advertisement-

Pas këtij vendimi ka pasur një sërë reagimesh nga partitë dhe liderët politikë në vend. Mirëpo në lidhje me këtë vendim ka reaguar edhe aktori i njohur Jeton Zogjani.

Ai në një postim në Facebook e ka tallur Kurtin, për rimat që ai dikur i bënte, derisa e ka lavdëruar kryeministrin Hoti për vendimin e sotëm.

”Dulla kryen pune, nuk bon rima. Për rima është Mc Kresha”, ka shkruar Zogjani në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera