Sport

Drenica – Prishtina, ndeshje për qëllime të kundërta në klasifikim

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 16 March 2018

Prishtina udhëton në Skenderaj, te skuadra vendase e Drenicës e cila në këtë edicion është vetëm skuadra e dytë sëbashku me Dritën që kryeqytetasve i kanë rrëmbyer katër pikë, shkruan infokusi.

Në fakt, në ato dy ndeshje Drenica kishte shkëlqyer, por tani është koha e Prishtinës që të rikthehet me tre pikë nga ky udhëtim që të përforcoj pozitën e parë në klasifikim.

Prishtina vazhdon të ketë fitoren më të thellë me Drenicën (6:0, pranverë 2017) në pesë vitet e fundit (pranverë 2013, Feronikeli – Prishtina 1:8), edhe pse kuqezinjtë janë ndër skuadrat e pakta që kanë bilanc të përafërt pozitiv ndaj bardhekaltërve. Po ashtu mbetët ndër tre skuadrat e vetme që s’kanë rënë nga kategoria prej kur janë inkuadruar pas luftës në vitin 2000.

-Advertisement-

Prishtina në përballjen e nesërme do të ketë mungesë Mankendën e skuqur me Trepçën ’89, si dhe të lënduarit Ahmeti e Miftaraj.

Java XXIV

Drenica – Prishtina

E shtunë, 17 mars – ora 14:00

Stadiumi: “Bajram Aliu”, Skenderaj

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu (Gjl), Benon Këpuska (Gjk), Fatmir Abrashi (Mt) – Isak Ceroviku (Mt)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera