Sport

Drenica e Prishtina fitojnë mysafirë, Flamurtari vendas

Autori: Gazeta inFokus 17:41 | 22 April 2018
Në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll si mysafirë sot kanë fituar Prishtina dhe Drenica, kurse Flamurtari ka arkëtuar tre pikë të reja në shtëpi.

Drenica e mposhti Besën e Pejës me rezultat prej 0 me 1, transmeton Koha.net. Golin e vetëm në këtë takim e shënoi mbrojtësi Genc Hamiti në minutën e 79.

Kandidati për titull të ligës Prishtina e mposhti në udhëtim Vllazninë e Pozheranit me rezultat prej 0-1, me golin e vetëm të shënuar nga Mankenda në minutën e 33.

Me rezultat minimal fitoi edhe Flamurtari kundër Vëllaznimit, me golin e vetëm të shënuar nga Shillova në minutën e 17.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera