Lajme

Drenasi vazhdon të mbështesë Ferat Shalën

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 28 January 2021

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, ka mbajtur takim me banorët e fshatrave të Drenasit.

Kësaj radhe, Shala ka vizituar fshatin e Vasilevës, Poklekut të Ri dhe të Poklekut të Vjetër, shkruan Gazeta Infokus.

“Bashkë me kolegët kandidatë për deputetë të Parisë Demokratike të Kosovës nga komuna e Drenasit, zhvilluam mbrëmë disa takime shumë të frytshme me qytetarë të Vasilevës, të Poklekut të Ri dhe të Poklekut të Vjetër”, ka shkruar ia në llogarin e tij në facebook.

-Advertisement-

Shala është shprehur se banorët e këtyre fshatrave janë të gatshëm për ndryshime të qeverisë.

“Zëri kritik i qytetarëve për ndryshime të domosdoshme në qeverisjen e vendit, u konfirmua zëshëm edhe mbrëmë. Qytetarët duan që vendit tonë t’i rikthehet shpresa e humbur; duan një qeveri të re, të përgjegjshme dhe të guximshme; një qeveri që di dhe mundet të marrë vendime të duhura për sfidat e mëdha që na presin. Qytetarët tashmë janë përcaktuar fuqishëm që kjo qeveri e ardhshme e Kosovës, duhet të dal nga Programi #Rimëkëmbje, të cilit po i prinë kryeministri i ardhshëm i Kosovës. z. Enver Hoxhaj., ka thënë ai. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera