Lajme

Drenasi vazhdon aksionin për të dërguar ndihma në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 28 November 2019

Komuna e Drenasit që nga orët e hershme të mëngjesit së bashku me Drejtorin për Zvillim Ekonomik dhe bizneseve të Drenasit u organizuan për grumbullimin e transportit të ndihmave për Shqipërinë.
Me këtë aksion u dërguan ndihma në për lehtësimin që gjendja e tyre të kalojë sa më shpejtë, shkruan gazeta inFokus.

Postimi i plotë:

Drenasi grumbullon dhe dërgon ngarkesat me artikuj ushqimor e higjenik për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

-Advertisement-

Që në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në koordinim të Komunës së Drenasit, respektivisht Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe bizneseve të Drenasit, u organizua grumbullimi dhe transporti i ndihmave për në Shqipëri.

Komisioni i caktuar për këtë qëllim koordinonte biznesmenët e Drenasit të cilët me mjetet transportuese prisnin në radhë për të ngarkuar në kamion artikuj të ndryshëm ushqimor e higjenik. Përveç kamionit pjesë e karvanit ishin edhe shumë furgonë të kompanive të cilët morën përsipër transportin e mallrave të cilët i kishin ndarë për këtë qëllim. Kjo bëhet për të ndihmuar sadopak në lehtësimin e pasojave të tërmetit shkatërrimtar. Afrim Zeneli, përfaqësues nga Sharri Center-Komoran u shpreh se ky aksion është në përkrahje të vëllezërve tanë në Shqipëri duke uruar që kjo gjendje të kalojë sa më shpejtë. Me këtë rast ai falënderoi Komunën e Drenasit për bashkërendimin e këtij aksioni.

Ndërsa, Arianit Binaku shprehu kërkesën që nëse ka aksione të tilla të njoftohen pasi që ata janë të gatshëm të kontribuojnë prapë.

Kujtojmë se dje, Komuna e Drenasit përveç lajmit për shumën e ndarë në vlerën prej 10 000 eurosh, ka publikuar listën e plotë të donatorëve, kontributi i të cilëve kalon vlerën e 12 000 eurove.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera