Lajme

Drenasi proteston: PRO Mësimit, JO Përdhunimit

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 06 February 2019

Shoqëria civile e Drenasit ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën që do të mbahet të premten në Drenas.

Protesta është planifikuar të nis në ora 12:00 me moton: PRO Mësimit, JO Përdhunimit.

“Rasti i shfrytëzimit dhe keqtrajtimit të vajzës 16 vjeçare nga ata që supozohet se duhej ta edukonin, mbronin e shëronin, është treguesi më i qartë për ngecjen zinxhirore të sistemeve bazë të shtet-ndërtimit të Kosovës” thuhet në njoftimin e organizatorëve.

-Advertisement-

Marshi i organizuar konsiderohet se është e vetmja formë që shoqërisë sonë t’i kthehet besimi në institucionet tona, shkruan gazeta inFokus.

Përmes kësaj proteste shoqëria civile e Drenasit do të kërkojmë që drejtësia të bëj vend.

Si rrjedhojë, kërkesat e tyre janë këto:

  1. Zotim publik nga komandantit i Policisë në Drenas me 5 pika.
  2. Ndërprerja e licencës së doktorit dhe mbyllja e klinikës ku është kryer aborti i paligjshëm.
  3. Largimi i profesorit nga shkolla.
  4. Mbikëqyrje më rigoroze nga drejtori i shkollës. /Gazeta inFokus/ 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera