Lajme

Drenasi, komuna me numrin më të madh të vaksinimeve brenda një dite

Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 03 October 2021

Ministria e Shëndetësisë sot ka njoftuar se për 24 orë 16 mijë e 942 persona janë vaksinuar në tërë vendin, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e ministrisë komuna e cila prinë me numrin e të imunizuarve brenda një dite, është ajo e Drenasit, kur për 20 orë janë vaksinuar 443 persona.

Kurse, pas Drenasit vjen komuna e Prishtinës me 418 persona të vaksinuar në një ditë. Ndërkaq komuna e tretë është ajo e Ferizajt me 384 të vaksinuar brenda një dite.

-Advertisement-

Në këtëlinkmund të shikoni detajet e publikuara nga MSH-ja

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera