Lajme

Drenasi fillon sistemimin në shkolla të fëmijëve nga Shqipëria

Autori: Gazeta inFokus 23:02 | 03 December 2019

Shkelzim Murtezi, Kryetari i Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit të Republikës së Kosovës ka njoftuar se komuna e Drenasit ka filluar me sistemimin në shkolla të fëmijëve nga Shqipëria që janë strehuar në këtë komunë.

Ai tha se te martën e kanë marrë edhe vendimin nga kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci në të cilin thuhet se kanë caktuar zyrtarin përgjegjës për të mundësuar qasjen e fëmijëve në shkolla, shkruan gazeta inFokus.

“Sot na erdhi Vendimi i Kryetarit të Komunës se Drenasit, më të cilën ka caktuar zyrtarin përgjegjës për të mundësuar qasjen në arsimim për fëmijet nga shqipëria të strehuara në këtë Komunë. Komuna na ka njoftuar që edhe kanë vizituar të gjitha familjet nga shqipëria që ndodhën në këtë komunë dhe kanë filluar sistemimin e tyre në kuadër të shkollave tona”, shkruan Murtezi.

-Advertisement-

Gjithashtu ai tha se fëmijët tashmë mund të regjistrohen në shkolla në çdo komunë pa asnjë procedurë byrokratike në mënyrë që të mos humbin asnjë ditë mësim.

“Asociacioni për Mbështetjen e Arsimit të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Kryetarët e Komunave dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit, tashmë ka kryer procedurat në të gjitha komunat në tërë Kosovën. Ju mund ta regjistroni fëmijën tuaj, pa asnjë procedurë byrokratike, me qëllim që mos të humbin fëmijet asnjë ditë të mësimit”, shkruan Murtezi./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera