Lajme

Drenasi asgjësoi 108 qenë endacakë, thotë se e bëri me leje

Autori: Gazeta inFokus 21:52 | 29 October 2017

Tender të ri për eliminimin e qenve të sëmurë endacakë ka hapur Komuna e Drenasit.Edhe dy javë më parë e njëjta komunë, pasi e kishte vlerësuar gjendjen si alarmante, me metodën e eutanazisë, kishte eliminuar 108 qenë të sëmurë, raporton KTV.

Sipas zyrtarëve të kësaj komune, gjithçka është bërë me lejen e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, për shkak të rrezikut të përhapjes së ndonjë epidemie.

Drejtoresha e Shërbimeve Publike Lumnije Gjoshi-Krapi insiston se kanë bërë dhe bëjnë trajtimin e qenve endacakë me metodën e sterilizimit dhe kastrimit, por se buxheti aktual për këtë është i pamjaftueshëm.

-Advertisement-

Vitin e kaluar, Asociacioni i Komunave të Kosovës pati kërkuar rreth një milion e gjysmë euro nga Qeveria për trajtimin e qenve endacakë – kërkesë që ishte shpërfillur.

Vetëm tri javë më parë, Qeveria u zotua se do të ndihmojë komunat për trajtimin e qenve endacakë.Megjithëse ende nuk dihet shuma, një ndihmë e tillë AKK-së i është premtuar nga viti 2018.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera