Lajme

Drenas, të huajit i vidhen dy çanta, në to kishte para dhe dokumente

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 29 July 2021

Dy çanta që e kishte në veturë i janë vjedhur një shtetasi të huaj. Ngjarja ka ndodhur në Drenas gjatë ditës së mërkurë rreth orës 18:58, shkruan Gazeta Infokus.

Përveç parave, i huaji kishte edhe dokumente personale në ato çanta.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

-Advertisement-

“ Viktima mashkull shtetas i huaj ka raportuar se të dyshuar të panjohur, nga vetura i kanë vjedhur dy çanta, në të cilën kishte dokumentet personale dhe para të gatshme”, thuhet në raportin e Policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera