Dren Mustafa talenti që premton shumë

Autori: Gazeta inFokus
13:06 | 18 November 2023
Vendi ynë është i mbushur djem që kanë talente në futboll, karate, boks e disiplina të ndryshme sporti por të rrallë janë djemtë që zgjedhin të shkojnë në balet duke pas parasysh qe në vendin tonë baletin ende e shohin me tepër si disiplinë për vajzat.
Shpesh ka ndodhur që djemtë ta shuajnë pasionin e talentin e tyre për balet për shkak të paragjykimeve dhe bullizimit. Por Dreni i ka lënë të gjitha prapa shpine dhe po e ndjek pasionin dhe ëndrrën e tij për balet.
Dren Mustafa është nxënës i shkëlqyeshëm në klasën e VI-të në shkollën fillore “Hasan Prishtina”.
Ai po ashtu ndjek mësimet në klasën e III-të në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” drejtimi Balet.
Dreni me shumë përkushtim ndjek edhe kursin e baletit ne studion “Behia’s Dance”. Edhe pse Dreni i ka vetëm 11 vjet ai ka marrë pjesë ne disa shfaqje si: Arrëthyesi, Liqeni i Mjellmave, La Sylphide, Don Quixote, Coppelia, Bukuroshja e Fjetur, Valsi i Pranverës, po ashtu ka marrë pjesë edhe në shfaqjen e organizuar për 50 vjetorin e Baletit Kombëtar të Kosovës.
Dreni është një balerin i vogël por me ëndrra të mëdha, ai punon çdo ditë me shpresën që një ditë të jetë një balerin profesionist dhe ta përfaqësoj baletin e Kosovës ne skena evropiane.
Dreni se fundmi ka marrë pjesë në audicionin e Baletit Kombëtar të Kosovës
për balerinë profesionistë dhe balerinë të vegjël, për shfaqjen e baletit “Arrëthyesi”, shfaqje kjo e cila do të shfaqet si premierë me datë 16 dhe 17 dhjetor të këtij viti ku dhe e ka kaluar ne sukses.
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Ky është viktima e tentim vrasjes në Pejë
Në orët e hershme të së dielës ka ndodhur një tentim vrasje në Pejë. Rrugës p...
-
Mediat britanike: Bandat shqiptare ‘oferta’ për festa, 5 mijë funte për kalim në Angli
Emigrimi i paligjshëm i emigrantëve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe vijon ...
-
Kurti në Berlin: Mërgata jonë mbetet motor kryesor për zhvillimin ekonomik të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti ka takuar sot bashkatdhetarët tanë në Berlin të Gjer...
-
Diplomati holandez: Serbia të përcaktohet se cilën rrugë do ta zgjedhë
Diplomati holandez, Pieter Feith, ka kritikuar politikën e Serbisë. Ai thotë ...
-
“Përkeqësimi i ambientit për të bërë biznes”, edhe Ministrja Hajdari i reagon Avdullah Hotit
Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari i ka reaguar deputetit të Lidhjes Demokr...
-
Kështu duket kryeqyteti në fundvit
Sheshet e kryeqytetit kanë marrë pamje tjetër në prag të festave të fundvitit...
-
Murati i reagon Hotit që tha se ambienti i të bërit biznes në Kosovë është përkeqësuar
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka reaguar dep...
-
VV: S’ka asnjë shpjegim që komunat e drejtuara nga PDK, LDK e AAK nuk ua falën qytetarëve 100 eurot e tatimit në pronë
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një postim lidhur me “100 eurot e tatimit në pro...
-
Blinken: Izraeli duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët e Gazës
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i kërkoi Izraelit të bëjë më s...
-
Qeveria Kurti, në tre vjet asnjë njohje ndërkombëtare
Në tre vite qeverisje nga Albin Kurti, Kosova nuk ka mundur të realizojë asnj...
-
Reshje bore në Shqipëri, probleme në një pjesë të Rrugës së Arbrit
Ditën e sotme janë rikthyer reshjet e borës në disa pjesë të Shqipërisë, teks...
-
Pacolli në Shanghai, thotë se është duke e negociuar një kontratë të madhe
Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka njoftuar se ësht...