Sport

Drejtuesit e Real Madridit shkojnë në Itali, gati për “bombën” e verës

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 08 August 2018
Me largimin e Mateo Kovacic, Real Madrid janë të detyruar të ndërhyjnë në tregun e transferimeve.
Ylli kroat raportohet se gjatë ditës së sotme do të kompletojë transferimin te Chelsea në Premierligë.

Largimin e Kovacic e ka konfirmuar edhe trajneri Julen Lupeteguei, që bëri të ditur se Real Madridit i duhet të ndërhyjë në treg për të sjellë një mesfushor të madh.

‘Il Messaggero’ raporton se drejtues të Real Madridit tashmë gjenden në Romë, për të negociuar me Lazion për mesfushorin Milinkovic-Savic.

‘Los Blancos’ i presin bisedime të vështira me drejtues të Lazios, që nuk e kanë ndërmend të heqin lehtë dorë nga reprezentuesi serb, për të cilin kërkojnë një shumë të konsiderueshme të të hollave.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera