Sport

Drejtuesit e KOK-ut takuan ministren Dumoshi, u diskutua për pakon emergjente të ndarë nga Qeveria

Autori: Gazeta inFokus 20:57 | 14 September 2020

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, kanë takuar sot ministren për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, e cila shoqërohej nga bashkëpunëtorët e saj.

Qëllimi i takimit ishte bashkëpunimi dhe bashkërenditja e aktiviteteve, në interes të sportit.

Të dyja palët u dakorduan për domosdoshmërinë e fillimit të aktiviteteve sportive, sa më shpejt që është e mundur, duke zbatuar me përpikëri protokollet përkatëse të dala nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar Shëndetësor, në lidhje me pandeminë Covid 19.

-Advertisement-

U diskutua edhe për pakon emergjente të ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovsës për sportin, për çka u dakorduan që të gjendet modeli më i përshtatshëm për ndarjen e ndihmës emergjente për organizatat sportive.

Një tjetër çështje që u diskutua dhe u arrit pajtueshmëri e plotë, ishte që si KOK, ashtu edhe MKRS, t’i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës për mbështjetjen e funksionimit të Agjencisë Kombëtare për Anti-Doping “KosADA”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera