Drejtorit të Auditimit në SHSKUK i digjen dy vetura, brenda 50 ditëve!
Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 07 October 2022
Me 19 gusht, vetura e tipit Audi i ishte djegur tërësisht drejtorit të Audimit në SHSKUK, Musa Vitisë.
Pa marrë kurrë një përgjigje zyrtare për këtë rast, Vitija sot është përballur me humbjen tjetër të veturës.
Kjo pasi që në parkingun e SHSKUK-së është djegur tërësisht vetura tjetër e tij.
Vitija ka thënë se nuk është ndier asnjëherë i kërcënuar dhe se nuk ka dyshime se kush mund të qëndrojë prapa djegies së veturave të tij.
Ai ka thënë se është tejet i shqetësuar me këto dy rasye, por shpreson që Policia të zbardhë rastin sa më shpejt që të jetë e mundur.
Lidhur me rastin e djegies së veturës së dytë të Musa Vitisë, ka reaguar edhe SHSKUK.
“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), njofton se sot derisa po mbahej mbledhja e Bordit Drejtues të ShSKUK-së dhe ishte duke raportuar drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, vetura e tij private është djegur në parkingun e drejtorisë së përgjithshme të ShSKUK-së.
ShSKUK menjeherë ka njoftuar Policinë e Kosovës dhe Zjarrëfikësit të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Bordi Drejtues dhe drejtoria e ShSKUK-së shprehen të shqetësuar me këtë rast, meqë djegia e veturës së të njëjtit zyrtar ka ndodhur edhe para disa javësh dhe kërkojnë nga organet kompetente të hetojnë rastin në detaje” thuhet në reagim.
Të tjera
-
KQZ certifikon listën e votuesve: Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote për zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e Listës së Votue...
-
Presidentja Osmani kujton Tahir Zemajn: Do të jetë gjithmonë simbol i sakrificës dhe i luftës për liri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar në 22-vjetorin e vdekjes së he...
-
Deputeti Shala viziton një ndërmarrës të sukseshëm në fshatin Arllat, i premton përkrahje
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka vizituar të shtunë...
-
Borut Pahor heq dorë përfundimisht nga synimi për emisar i dialogut Kosovë – Serbi, tregon arsyen
Ish-presidenti slloven, Borut Pahor, përmes një letre ka bërë të qartë që s’k...
-
Komandanti i KFOR-it tregon pse s’i dha leje Kurtit që ta çojë FSK-në në Veri pas sulmit në kanalin Ibër-Lepenc
Komandanti i KFOR-it, gjenerali Enriko Borduani, ka folur në një intervistë p...
-
Vuçiq: Kurti e do Listën Sebe jashtë zgjedhjeve sepse është parti e padëgjueshme për të
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për atë që po ndodh në Kosov...
-
Haradinaj prezanton planin për daljen nga kriza energjetike
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Hidhet mjet piroteknik në drejtim të karabinierëve të KFOR-it në Mitrovicë
Një i mitur në Mitrovicën e Jugut ka hedhur një mjet piroteknik në drejtim të...
-
Ministrja e Jashtme gjermane: BE-ja nuk do të financojë islamizimin e Sirisë
Bashkimi Evropian do t’i vëzhgojë nga afër lëvizjet politike në Siri dhe do t...
-
Ndodhë në Deçan: Nipi ia vjedh gjyshes 9 mijë euro, një pjesë ia jep dy të miturve për të blerë ạrmë
Një i mitur në Lëbushë të Deçanit dyshohet se i ka vjedhur 9 mijë euro në sht...
-
SHBA: Agjencitë e zbulimit të shqetësuara për sulme të ngjashme me atë të New Orleans
Agjencitë amerikane të rendit dhe zbulimit janë të shqetësuar se mund të ketë...
-
Rrahje masive në Pejë, të përfshira edhe katër gra
Dhjetë persona janë përfshirë gjatë së premtes në një rrahje masive në qyteti...