Lajme

Drejtoria e Shëndetësisë në Pejë: Situata me COVID-19 është shumë më e rëndë se sa shifrat e famshme të orës 15:00

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 06 August 2020

Drejtoria e Shëndetësisë në Pejë ka njoftuar se nga 21 testimet për virusin COVID-19 në këtë komunë të gjitha kanë dalë pozitive sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Në këtë njoftim Drejtoria e Shëndetësisë shkruan se situata me virusin COVID-19 në Kosovë është shumë më e rëndë se sa shifrat që po publikohen të cilat i quajnë “shifrat e famshme të orës 15:00”.

“Raste të shumta pozitive me Covid 19 edhe në Pejë ku nga 21 testime të bëra nga IKSHP në Pejë te gjitha mostrat rezultuan pozitive dhe kjo tregon se realiteti në terren për fatin e keq është tjetër nga “puna”që bënë Instituti Shëndetit Publik nê Pejë .

-Advertisement-

Vetëm gjatë ditës së djeshme tek pacientët e dyshuar me Covid janë aplikuar rreth 100 terapi parenterale në aneksin e QMF-5 në Fidanishte të përshkruara nga reparti infektiv i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë,realitet që tregon se situata në terren është edhe me keq se nga numrat e famshëm të orës 15:00”, thuhet në reagimin e Drejtorisë së Shëndetësisë në Pejë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera