Lajme

Drejtoria e arsimit në Pejë me masa ndaj drejtorëve të shkollave që nuk mbajtën mësim gjatë ditës së sotme

Autori: Hekuran Maliqi 19:16 | 30 November 2020

Sot në Kosovë në disa shkolla nuk është mbajtur mësimi si arsyetim për festë të 28 nëntorit ,shkruan Gazeta inFokus.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Pejë, Besim Avdimetaj për Gazetën inFokus ka thënë se 20 shkolla kanë mbajtur mësim dhe 12 të tjera nuk kanë mbajtur mësim.

“20 shkolla kanë mbajt mësim në mënyrë normale, 12 disa shkolla nuk kanë mbajt mësim, e kanë dëgjuar Rrahman Jasharin dhe 3 shkolla janë në mësim online për shkak të situatës Covid”, ka thënë Avdimetaj.

-Advertisement-

Avdimetaj ka treguar për masat që do të merren për drejtorët e shkollave që nuk e kanë respektuar vendimin e Qeverisë.

“Drejtorët që nuk e kanë dëgjuar vendimin e Qeverisë do të shkojnë në përgjegjësi penale”, ka bërë të ditur Drejtori i Arsimit të Pejës.

MASHT kishte bërë thirrje për mbajtjen e mësimit, ndërsa SBASHKU kishte bërë thirrje që 30 nëntori të jetë ditë pushimi. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera