Sport

Drejtori sportiv i Napolit ka një lajm të keq për Amir Rrahmanin

Autori: Gazeta inFokus 19:42 | 27 September 2020

Drejtori sportiv i klubit të Napolit, Cristiano Giuntoli, ka deklaruar se mbrojtësi Koulibaly do të qëndroj, shkruan Gazeta inFokus.

“Mendoj se Koulibaly do të qëndrojë. Jemi të lumtur që e kemi, ai do të qëndrojë”, tha Cristiano.

Ky padyshim është një lajm i keq për mbrojtësin e kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, i cili vështirë se mund të bëjë vend në formacionin startues nëse Koulibaly qëndron.

-Advertisement-

Për mbrojtësin 29 vjeçar interesim kanë shfaqur Liverpooli, PSG-ja dhe Manchester City, por çmimi i lartë që i kanë ven Napoli ka bërë që Koulibaly akoma mos të vendos për të ardhmen.

Ndryshe, Amir Rrahmani nuk ka pasur asnjë minutë në dy ndeshjet e para të Napolit në Serie A./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera