Sport

Drejtori sportiv i Dritës takohet me legjendën e futbollit holandez

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 29 July 2021

Drejtori sportiv i klubit të Dritës, Valon Zymberi, është takuar me legjendën e futbollit holandez, Robin Van Persie, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Zymberi, i cili në llogarinë e tij zyrtare në facebook ka publikuar një fotografi me ish-sulmuesin e Arsenalit.

“Me legjendën, Robin Van Persie”, ka shkruar drejtori sportiv i Dritës në facebook.

-Advertisement-

Ky takim i Zymberit me Van Persien ka ardhur në prag të ndeshjes kthyese mes Feyenoordit dhe Dritës që do të luhet sonte në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera