Sport

Drejtori sportiv i Drenicës, e ka sharë dhe ofenduar me fjalët më të rënda ekzistuese, gjyqtarin kryesor!

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 20 February 2018

Ndeshja Drenica – Besa e cila përfundoj me rezultat 2-2, ka dhënë edhe paknaqësi të shumta te skuadra nikoqire, shkruan infokusi.

Sot Komisoni i Garave në FFK, ka lëshuar disa vendime, ku në të gjindet edhe drejtori sportiv i Drenicës, Tahir Lushtaku.

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE: Ndaj drejtorit sportiv të KF “Drenica”, Tahir Lushtaku (motivi – pas përfundimit të ndeshjes ka hyrë brenda vijave kufizuese – në fushë, duke shkuar në drejtim të referit kryesor të ndeshjes F.Tahiri, duke sharë dhe ofenduar me fjalët më të rënda ekzistuese (familje etj…) në ndeshjen KF Drenica – KF Besa, e zhvilluar në Skenderaj me datë 18.02.2018, sipas raportit të referit dhe personave zyrtarë të ndeshjes, njofton faqja zyrtare e FFK-së. /INFOKUSI.COM

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera