Drejtori i spitalit të Lezhës sfidon Ramën, nuk pranon të japë dorëheqjen
Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 24 September 2017
Drejtori i spitalit rajonal të Lezhës, 3 ditë pasi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hapi konkursin për drejtuesit e ri të këtyre institucioneve, nuk pranon të japë dorëheqjen. I pyetur mbi një vendim të tillë Pashk Smaçi është i prerë kur thotë se refuzon të ndërmarrë një veprim të tillë, duke e argumentuar një fakt të tillë.
“Jo une nuk kam dhënë dhe as nuk do të jap dorëheqje. Nuk kam ardhur me vullnet apo deshirë personale në këtë karrige, prandaj do të largohem kur qeveria dhe ministria të emërojnë drejtorin e ri”. – shprehet ai.
Smaçi sqaron edhe punën që aktualisht po bëhet nga kjo drejtori, për evidentimin e ndërtimeve pa leje në hapesirën publike përreth spitalit.
“Ka 3 ditë qe kemi nisur me evidentim të këtyre subjekteve. Janë 2 lokale brenda territorit dhe njëri është i hipotekuar, ku organizmat përkatese do të marrim veprimet e duhura sipas ligjit. Ndërsa subjekti i dytë është me qera në ambjentet e spitalit, ku do të nderpresim rinovimin e kontratës e do ti japim afat të liroje këte hapesire. Jashtë mjediseve të spitalit ka subjekte qe kanë ndërhyrë duke krijuar akses në oborrin e ketij institucioni, per të cilat kërkohet të merren masa. Ne nuk kemi patur probleme prej asnjërit prej tyre, por urdhëri është i qartë dhe prandaj do të veprohet sipas udhëzimit te MSHMS”. – shton ai
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpallur hapjen e konkursit publik për drejtorët e spitaleve universitarë dhe rajonalë. Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të MSHMS-së, të gjithë të interesuarit kanë afat deri në datën 6 tetor 2017 për të dorëzuar aplikimet e tyre, duke ndjekur kriteret për të aplikuar.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...