Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve jep alarmin: Nuk kemi pranga, as skanera, përdorim fasho plastike
Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 19 September 2017
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko, ka vënë gishtin në plagë për gjithë sistemin penitenciar në Shqipëri. Në daljen e parë publike që pas emërimit një muaj e gjysmë në parë në këtë detyrë, Çuko lajmëron një reformë të thellë në burgje që do të çojë këtë institucion në parametrat e duhur. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Çuko deklaroi se kjo reformë do të nisë nga vettingu për administratën dhe stafin e gardianëve e deri te politikat për trajtimin e të burgosurve që përfundojnë me përgatitjen për rehabilitimin e tyre në shoqëri pas lirimit.
“Nuk ka pranga të mjaftueshme. Nuk ka skanera për të kontrolluar sende që nuk lejohen në futen në qeli. Çdo ditë bllokohen dhe kapen celularë. Uniforma e gardianit është në kufijtë e mëshirës. Paga dhe trajtimi financiar i gardianit është shumë më poshtë një polici të zakonshëm. Është e papranueshme që për të transportuar të dënuarit ne kemi përdorur edhe fasho plastike dhe ko situatë duhet të marrë fund”, – tha Çuko.
Sipas Çukos, numri më i madh i personave për një vepër penale në burgje është i personave të arrestuar të hetuar dhe dënuar për kultivim të drogës dhe trafikut të tyre. Ai tha se nga 5284 persona që ndodhen aktualisht në 23 institucionet e rieduktimit, 1378 persona i përkasin kategorisë së aty që janë akuzuar dhe dënuar për këtë akuzë. Mes tyre janë 485 të dënuar dhe 893 ndodhen në paraburgim. Një rekord më vete shënon numri i personave që janë në qeli të dënuar me burgim të përjetshëm.
“Aktualisht 164 persona ndodhen në burgjet e sigurisë së lartë dhe duhet të kalojnë gjithë jetën në burgje të dënuar me vendimin ekstrem. Një tjetër vepër penale e përhapur për të cilën ndodhen në burgje janë ata që janë arrestuar dhe dënuar për vjedhje. Aktualisht janë më shumë se 800 persona që ndodhen në qeli për këtë vepër penale”, – deklaroi Çuko.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...