Lajme

Drejtori i Trepçës, kurban për pagat e minatorëve

Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 19 November 2020

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Trepçës, është bërë kurban i pagave të punëtorëve të kësaj ndërmarrje. Ky ishte edhe kushtëzimi që ka vënë AAK për të ndarë subvencionin e Qeverisë në vlerë prej 1.1 milion eurove për këtë ndërmarrje.

“Qeveria i ndau mjetet, por AAK vendosi një kusht nëpërmjet ministrit. Ata kërkuan dorëheqjen e ushtruesit të detyrës për të ndarë subvencionin prej 1.1 milion eurove të ndara nga Qeveria”, tha një burim i Gazetës Infokusi.

U.D i drejtorit të Trepcës, Hysen Vrajolli, është detyruar të përmbushë këtë kusht të qeverisë dhe të enjten ka dhënë dorëheqje nga pozita e ushtruesit të pozitës së drejtorit në minierën e Trepçës.

-Advertisement-

Këtë e ka konfirmuar, Shyqri Sadiku, anëtarë i bordit të drejtorëve të Trepçës.

“Dorëheqja e tij ka ardhur pas presioneve politike dhe nuk ka të bëj me grevën e minatorëve”, ka thënë Sadiku.

Menjëherë pas lajmit për dorëheqjen e U.D, të drejtorit të Trepçës, ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit ka lajmëruar se ka ekzekutuar ndihma financiare për Trepçën.

“Minsitria e Ekonomisë dhe Ambientit në mëngjesin e sotëm ka ekzekutuar ndihmën financiare për Trepçën, në vlerë prej 1 milion eurosh”, ka thënë Kuqi.

Arsyetimin e vonese së bartjes së subvencionit ai e ka lidhur sic ka thënë ai “për shkak të teknikaliteteve të bartjes së mjeteve në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera