Lajme

Drejtori i Shkollës Xhavit Ahmeti në Prshtinë, flet për grevën në arsim

Autori: Islam Morina 23:40 | 09 September 2022

I ftuar në emisionin N’Konak, Xhavit Berisha, drejtor i shkollës Xhavit Ahmeti në kryeqytet, ka folur për grevën në arsim dhe ndikimin e grevës tek nxënësit, por edhe tek mësimdhënësit, shkruan Gazeta Infokus.

“Jo i zymtë po tepër i zymtë, jo që po ndikon te nxënësit, po edhe te mësimdhënësit. Unë sot i shihja në sallë, grumbullohen rrinë krejt prej orës 9:00 deri në orën 12:00, pa dëshirë, pa dëshirë sepse ata prej 15 gushtit janë në shkollë, i kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor”, ka thënë Berisha në Emisionin N’konak me Islam Morinën, prodhim i Gazetës Infokus e që transmetohet në televizionin Dukagjini.

Kurse sa i përket zëvendësimit të orëve të humbura gjatë grevës, Berisha ka thënë se ato orë kurrë nuk mund të zëvendësohen për shkak se nuk e kanë efektin e njëjtë me orët e rregullta.
“Ora nuk zëvendësohet kurrë, asnjëherë nuk e ka efektin e orës së rregullt. Në dash të thirren të shtunën, në dash në fund të vitit mësimor, në dash gjatë pushimit pranveror, nuk e ka efektin e njëjtë. Nxënësit nuk janë të përgatitur psikologjikisht dhe emocionalisht. Nuk jemi të përgatitur as ne, se ne e kemi pa një kalendar të vit shkollor që e ka proklamuar ministria dhe ne punojmë sipas tij. Të gjithë tash i dimë kur janë festat fetare, kombëtare e ndërkombëtare kur kemi me pushu, tash hop po na del një tjetër ditë që duhet me shku në punë dhe ajo ditë është e pa planifikuar, e rënd është”, ka thënë Xhavit Berisha, drejtor i shkollës Xhavit Ahmeti në Prishtinë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera