Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë: 200 mijë qytetarë jorezidentë marrin shërbime, sfidë numri i vogël i mjekëve

Autori: Gazeta inFokus
09:31 | 10 September 2023
Më shumë se 3 milionë e 350 mijë shërbime janë dhënë vitin e kaluar nga Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ndërsa kjo shifër këtë vit është rritur për 10 për qind, ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku.
Sadiku ka thënë se sfidë për shëndetësinë në Kryeqytet mbetet numri i ulët i stafit mjekësor, pasi numri i banorëve nuk është i saktë. Sipas të dhënave nga regjistrimi i fundit i popullsisë, Prishtina numëron 190 mijë banorë, e që për Sadikun është shifër e dyfishuar.
Krahas kësaj, Sadiku ka deklaruar se edhe 200 mijë qytetarë tjerë jorezidentë marrin shërbime në Prishtinë.
“Vetëm vitin e kaluar kemi pasur 3 milionë e 350 mijë shërbime, me 1 milion e 100 mijë vizita, sivjet kemi 10 për qind më shumë në gjashtëmujorin e parë në krahasim me gjashtëmujorin e vitit të kaluar. Ju e dini që është e diskriminuar në aspektin negativ Prishtina, për shkak numrit të vogël të mjekëve dhe infermiereve, për arsye se numri i mjekëve dhe infermiereve për kokë banori për 2000 banorë ndahet sipas numrit të qytetarëve. Prishtina sipas regjistrimit të fundit i ka 190 mijë banorë, a mendon dikush që në Prishtinë jetojnë 190 mijë banorë, unë besoj se ky numër është i dyfishuar. E në duhet që të japim shërbime edhe për 200 mijë të tjerë të cilët janë jo rezident, jetojnë dhe veprojnë në Prishtinë, marrin shërbime në Prishtinë e shkojnë rrinë për vikend në qytet të vetin. Ne detyrohemi që me i dhënë gjitha këto shërbime”, u shpreh Sadiku.
Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë ka thënë se shërbimi shëndetësor shtëpiak ka pasur rekord të shërbimeve brenda ditës.
Ai ka thënë se ky shërbim ka 4 ekipe mjekësore në 5 ditë të javës dhe 2 ekipe për vikend të cilët japin shërbim nga 12 orë në ditë në 7 ditë të javës.
“Kemi arrti që me i forcu shërbimet, një prej atyre që unë krenohem është shërbimi shëndetësor shtëpiak. Këtë shërbim ne e kemi gjetur kur jemi ardhur diku ka punuar pesë ditë të javës ka tetë orë, prej orës 7 deri ora 15:00, ka punuar prej të hënës deri të premten, shtune-diele nuk ka pasur shërbim. Prej 1 marsi të vitit të kaluar ne këtë shërbim e kemi bërë 12 orë në shtatë ditë të javës edhe sot ky shërbim, muajin e kaluar ka pasur rekord të shërbimeve brenda ditës. Ne kemi pasur kur kemi ardh diku 60-70 shërbime në ditë janë dhënë, muajin e kaluar i ka dhënë 200 shërbime në ditë, që i ka rënë rreth gjashtë mijë shërbime për një muaj, mbi gjashtë mijë shërbime”, ka thënë Sadiku.
E numri i madh i vizitave në emergjencën e QKUK-së, është njëra ndër arsyet kryesore që Prishtinës i nevojitet spitali. Thotë se nga 92 mijë vizita të kryera nga emergjenca e QKUK-së, 38 mijë kanë qenë nga Prishtina.
“Po jap një të dhënë, statistikë e vitit të kaluar, emergjenca Qendrës Klinike Universitare i ka pasur 92 mijë vizita, prej tyre 38 mijë kanë qenë prej Prishtinës. A din sa kanë qenë prej Prizrenit ose Pejës, njëra i ka pasur 1 mijë e 20-30 pacientë e tjetra 750”, u shpreh Sadiku, teksa shpreh optimizmin se spitali do të nis këtë vit.
“Kjo është një prej arsyeve që ne jemi në fazën përfundimtare të nisjes së punës së Spitalit të Prishtinës, ne kemi ndarë tokën, kemi ndarë buxhetin jemi duke pritur një plan që është duke e bërë një kompani gjermane, që besojmë diku deri ka fundi i tetorit ka me dorëzuar dhe ne menjëherë kemi hapur tender për ndërtimin e spitalit të qytetit. Spitali i qytetit do t’i ketë 196 shtretër, do të jetë spital me standarde evropiane kur 40 për qind e shërbimeve do të jenë jashtë-spitalore. Do t’i rrisim ambulancat specialistike që me pas mundësim pacienti me sëmundje kronike me shku me bë kontrolle të rregullta, jo me shkua me u shtri në spital sepse ai e ngarkon pastaj spitalin”, ka thënë Sadiku për EO.
Për fund, Sadiku ka thënë se një nga prioritet e qeverisjes komunale është ndërtimi i Spitalit të Prishtinës.
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Presioni ndaj serbëve që punojnë në institucionet e Kosovës – granata dore ndaj nënkryetarit të Ranillukës dhe dy zyrtarëve të tjerë
Presioni ndaj serbëve të Kosovës po vazhdon dhe vetëm brenda natës në fshatin...
-
3 mijë euro gjobë ndaj policit të akuzuar për keqtrajtim gjatë detyrës, tjetra lirohet nga akuza
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Rrustem Mehm...
-
FSK realizon garën tradicionale “Ujku Garues”
Në ambientet e kazermës “Ushtarët e NATO-s” në Istog, është realizuar gara tr...
-
64 për qind e grave besojnë se ka ngacmime seksuale në sektorin privat
64 për qind e grave të punësuara në sektorin privat në Kosovë besojnë se ngac...
-
Sulm me granatë dore në shtëpinë e një serbi në Ranilluk
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se orët e para të 22 shtatorit është hedhu...
-
Peci viziton fermerin nga Lipjani që fitoi grant mbi 96 mijë euro
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar fermerin Shukri Konxheli nga Te...
-
Leposaviq: Vetura me ngasës serb hyn në Kosovë duke shmangur pikëkalimin e rregulltë kufitar
Në Leposaviq është ndaluar një veturë me targa të huaja me ngasës serb, pasi ...
-
Çeku: Brenda pesë viteve, do të ndërtohen e rinovohen 27 stadiume
Brenda pesë viteve të ardhshme në Kosovë planifikohet të ndërtohen dhe rinovo...
-
Ferizaj: E sulmoi policen, arrestohet një grua
Është arrestuar një grua në Ferizaj, pasi e njëjta e kishte sulmuar një zyrta...
-
Arrestohet gjilanasi, e shantazhonte një grua për publikimin e videove intime
Një grua ka raportuar në polici se po shantazhohet nga disa persona në rrjete...
-
Grabitet një punëtor i një poste të shpejtë në Pejë, iu vodh çanta me rreth 2 mijë euro në të
Është grabitur një punëtor i një postë të shpejtë në Pejë, i cili ka raportua...
-
4 miliardë e 729 milionë, vlera e kredive nëpër banka
4 miliardë e 729.6 milionë është vlera e kredive të kosovarëve nëpër bankat k...