Lajme

Drejtori i Shëndetësisë jep detaje për gjendjen me koronavirusin në Vushtrri

Autori: Gazeta inFokus 23:13 | 20 May 2020

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli ka raportuar se në komunën e tij asnjë rast nuk ka rezultuar pozitivë me koronavirus në këtë komunë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Meholli thotë se gjashtë persona janë testuar gjatë ditës së sotme.

“Të dashur qytetarë të Komunës së Vushtrrisë edhe sot as një rast pozitiv në Covid 19 nga komuna jonë, e në ndërkohë sot u testuan 6 raste. Lutemi që mos të kemi më as një rast të ri, sikurse lutemi të shërohen sa ma parë rastet aktive”, ka shkruar Meholli.

-Advertisement-

Mirëpo Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar për 14 raste të reja në Kosovë me koronavirus ku prej këtyre 8 kanë rezultuar pozitiv në Prizren e 6 në Rahovec.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera