Lajme

Drejtori i Psikiatrisë Forenzike: Kush ikë nga lufta ndaj Koronavirusit është “dezertor lufte”

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 26 March 2020

Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike, Gani Halilaj, ka thënë që heronjtë e luftetarët e vërtetë në këtë luftë kundër Koronavirusit janë ata që janë në frontin e parë, profesionistët shëndetësorë.

Andaj, kërkon nga qytetarët që të përfillin urdhërat e rekomandimet e tyre, shkruan gazeta inFokus.

“Për mu Heronjtë  dhe Luftëtarët  e vërtetë dhe ata që janë në vijën e parë të frontit jemi ne Profesionistët Shendetësor dhe Ju që përfillni këto rregulla tashmë te njohura nga te gjithë Ne dhe izolimi në shtëpi, levizjet vetëm për nevojat jetësore….”, ka shkruar Halilaj.

-Advertisement-

Ndërsa shton që kushdo që lëshon frontin në këtë luftë, do të konsiderohet desertor lufte, shkruan gazeta inFokus.

“Do ja dalim bashkë edhe kësajë “lufte”, mos te leshojme frontin deri ne vrasjen e plotë të “armikut” virus Covid -19, per mua besoj pajtoheni te gjithë çdo ikje nga “fronti i luftës” do i konsiderojmë “deserter lufte”.

Fitoren e kemi të sigurt dhe heronjë të gjithë së bashku qëndrimi në vijë e parë të frontit të gjithë…”.

“ë dashur Qytetar të Kosovës, në kohën kur e gjithë Bota edhe Kosova po përballet me Pandeminë nga virusi vrarës covid-19, derisa profesionistët shëndetësor janë në vijën e parë te frontit për ndihmën profesionale për të infektuarit dhe të dyshuarit të infektuar, sakrificë kjo që nuk është e para dhe e fundit, edhe ju konsideroheni dhe vlerësoheni nga ne njejtë ne vijën e parë te frontit nese keni durim të rrini në shtëpi dhe vetëm ne shtëpi këto ditë për një izolim dhe vrasje nga vetë Ne të Virusit Covid 19 me këto përfillje rregullash dhe detyrime nga OBSh-ja, MSH si dhe IKSHPK”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera