Lajme

Drejtori i policisë viziton veriun, vendos lule tek vendi ku u vra Enver Zymberi

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 27 June 2024

Drejtori i policisë Gazmend Hoxha, me bashkëpunëtorët e tij e ka vizituar veriun e vendit.

Ai është takuar me njësitet policore të Policisë Kufitare dhe ata të Rendit Publik në Jarinje, Leposaviq, Bërnjak dhe në Banjskë ku me 24 Shtator 2023 u vra Rreshteri Afrim Bunjaku.

Hoxha me ata bisedoi për gjendjen e përgjithshme, sfidat, vështirësitë dhe realizimin e detyrave dhe aktiviteteve policore në atë pjesë të vendit.

-Advertisement-

“Ndër të tjera, në takimet me zyrtarët policorë, drejtori i përgëzoi ata për punën e angazhimin në kryerje të detyrave duke ofruar siguri për të gjithë pa dallime etnike dhe sundim të rendit e ligjit. Po ashtu, delegacioni nga Prishtina, u prit edhe nga zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Policore Mitrovicë Veri z. Veton ELSHANI, i cili njoftoj eprorët e PK-së rreth gjendjes së përgjithshme të sigurisë në veri të vendit”, thuhet në njoftimin e policisë transmeton Klankosova.tv

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë me bashkëpunëtor vizitoi dhe vuri kurorë me lule, në vendin e rënies së heroit të Kosovës Enver ZYMBERIT.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera