Drejtori i Policisë shkon në veri të vendit
Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 20 March 2023
Sot në orët e paradites drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, së bashku me zëvendësdrejtorin Dejan Jankoviç dhe me bashkëpunëtorë vizitoi veriun e vendit, konkretisht katër stacionet policore të drejtorisë rajonale Mitrovicë Veri.
Gjatë vizitës së stacioneve policore në Leposaviç, Zveçan, Zubin Potok dhe stacionit policor Mitrovicë Veri, drejtori i përgjithshëm Hoxha takoi nga afër stafin menaxhues të drejtorisë rajonale Mitrovicë Veri, komandantët e stacioneve në detyrë dhe zyrtarët policorë që operojnë në zonat e përgjegjësisë së tyre.
Qëllimi i kësaj vizite ishte të shoh nga afër punën, angazhimin dhe përkushtimin e punonjësve policorë si dhe rezultatet e arritura pavarësisht sfidave, sakrificës dhe vështirësive që kanë kaluar zyrtarët policorë në këtë periudhë kohore.
Drejtori Hoxha me këtë rast pohoi se arritja e objektivave dhe përmbushja e obligimeve ligjore dhe kushtetuese është arritur falë punës ekipore, bashkëpunimit, guximit dhe përkushtimit të vazhdueshëm në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe shërbimit ndaj qytetarëve pa dallim.
Në fokus të këtij takimi ishte edhe ngritja e mëtejme e aktiviteteve policore të policimit në bashkësi, inkurajimi i qytetarëve dhe komuniteteve pa dallim për rritje të mëtejme të bashkëpunimit dhe raportimit të rasteve për një siguri edhe më të madhe.
Menaxhmenti policor u informua se gjatë kësaj periudhe kohore (01 janar 2023 deri me 15 mars 2023) janë raportuar dhe evidentuar (109) raste të natyrave të ndryshme, të cilat janë menaxhuar me sukses nga stacionet policore në veri të vendit.
Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe me qytetarët mbetet një ndër objektivat kryesore për menaxhimin e sigurisë, parandalimin e krimit dhe kontrabandës si dhe ofrimin e një ambienti më të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.
Përveç tjerash menaxhmenti i lartë i PK-së, falënderuan zyrtaret policorë për punën e palodhshme dhe angazhimin e pakursyer në interes të sigurisë nacionale, ofruan mbështetjen dhe përkrahjen e tyre të plotë ndaj zyrtarëve policorë, si dhe inkurajuan ata që të vazhdohet me punë profesionale në zbatim të ligjit, në ofrimin e sigurisë si dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
Të tjera
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare në Kuvend
Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje të ndryshme...
-
Makina e parë fluturuese bën udhëtimin e parë në Sllovaki!
Legjenda e muzikës Jean-Michel Jarre bëhet pasagjeri i parë në makinën flutur...
-
34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata
Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata...
-
Siguroi fshehtas raketa balistike me rreze të gjatë veprimi nga SHBA, Ukraina i përdor për herë të parë! Godet Rusinë
Ukraina ka filluar të përdor për herë të parë raketa balistike me rreze të gj...
-
Siljanovska e Pendarovski në balotazh për president, Osmani del i treti
Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët votuan të mërkurën për të zgjedhur presiden...
-
Mot sot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mban mot i vranët d...
-
Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Th...
-
Sot në Bruksel zhvillohen takimet e radhës në kuadër të dialogut
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq pri...
-
Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren
Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave t...
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...