Lajme

Drejtori i Policisë: Një nxënësi të klasës së tetë i kemi gjetur revole

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 01 April 2022

Drejtori i përgjithshëm i policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka njoftuar se tash e një muaj policia është duke e zhvilluar një aksion rreth shkollave për luftimin e dukurive negative, përfshirë përdorimin e substancave narkotike.

Mehmeti tha se rezultatet e këtij aksioni nuk janë bërë ende publike.

Më tutje, ai tregoi një rast ku një nxënësi të klasës së tetë i është gjetur revole, shkruan Express.

-Advertisement-

“Gjejmë thika, gjejmë armë. Tek nxënësi i klasës së tetë kemi gjet revole. Thika, mjetet të tjera që ende nuk i kemi bërë publike”, tha ai.

Drejtori i policisë pohoi se ky aksion është duke u zhvilluar nga njësitet civile të Policisë së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera