Lajme

Drejtori i policisë monitoron nga afër implementimin e masave të reja në terren

Autori: Islam Morina 20:31 | 30 August 2021

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka inspektuar njësitet policore në terren për të parë nga afër implementimin e masave të reja të qeverisë nga zyrtarët policor.

Policia ka njoftuar se inspektime të tilla do të ketë në vazhdimësi nga menaxhmenti i lartë i policisë edhe në rajonet tjera të Kosovës, me qëllim intensifikimin e angazhimeve policore në ruajtjen e shëndetit publik, shkruan Gazeta Infokus.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

“Drejtori i Përgjithshëm i PK-së vizitoi njësitet policore në terren

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti, i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit për Operacione z. Gazmend Hoxha dhe Drejtori i Drejtorisë Rajonale Prishtinë Kol.Fahredin Verbovci, gjatë ditës së sotme kanë bërë vizitë njësiteve policore në terren me qëllim të kontrollimit nga afër implementimi dhe zbatimi i planifikimeve operacionale të Policisë së Kosovës në lidhje me vendimet e fundit të institucioneve të Republikës së Kosovës si dhe respektimi i masave për pandeminë COVID-19.

Inspektimet e tilla nga menaxhmenti i lartë, eprorët në drejtoritë rajonale si dhe nga Njësia për Inspektim në kuadër të PK-së do të bëhen në vazhdimësi, në të gjitha rajonet e Kosovës, me qëllim të intensifikimit të angazhimeve policore për ruajtjen e shëndetit publik”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera